Biografia - Keshilla Psikologjike

Besucherzaehler
Go to content

Main menu:

Biografia

 

Nëse doni të fitoni besimin në mesin e tjerëve, bëjeni atë që jeni zotuar. Zhvilloni reputacionin e personit të cilit i besohet në cilindo segment të jetës. Përmbushni obligimet ashtu siç keni premtuar.

Kam lindur më 12.01.1951 ne fshatin Çifllak-Rahovec. Fiilloren e kam kryer ne vendlindje, gjimnazin në Rahovec për te vazhduar mëtutje studimet në Uiversitetin e Prishtinës - dega Pedagogji, ku në vitin 1981 diplomova në këtë fushë. Për momentin punoj në Gjimnazin "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, si profesor i Psikologjisë dhe i Logjikes. Jam në dispozicion për këshila edukativo-psikologjike. Qe nga koha e studimeve kam treguar interesimin tim personal te merrem me shkrimet qe kane te bejne me edukimin dhe arsimin e gjedaratave te reja. Shkrimet e mia kane gjete vend te merituar ne ish revisten edukativo-arsimore e cila quhej "SHkendija" qe nga viti 1977 e dirisa u mbyll revista kah viti 2007, reviste mjafte serioze e cila trajtonte tema me rendesi per politiken e arsimit te asaj kohe per shkollen shqipe Kosovare. Ne kete Reviste kam trajtuar tema nga fusha e edukates intelektuale, morale, edukates se punes, kombetare, estetike. Kam trajtuar tema ne fushen e psikologjise pedagogjike-edukative mbi metodat, farmat dhe parimet e mesimdhenjes e mesimnxenjes. Kam trajtuar tema nga me te ndryshmet per kuptimin e reformes ne arsimin kosovar pas luftes clirimtare te UCK. Po ashtu kam punuar si bashkepunetor i jashtem ne Valet e Radio Prishtines, vitet 84, 85 dhe 86 ku e kam mbuluar rubriken "Keshilla Pedagogjike" dhe rubriken "Pedagogu para mikrrofanit". Ne keto rubrika kam trajtuar tema per shqetesimet e ndryshme te gjeneratave te reja, te cilat i kam mbuluar me sukses. Po ashtu edhe sote e kesaj dite merrem me shkrime kryesisht te cilat trajtojne shqetesime te ndrryshme te botes se brendeshme personale e njerezore. Shkrimet e mia koheve te fundit i postoi perme faqes time personale ne internet dhe ne kuader te Fb-se. Jasht procesit mesimor, merrem me keshillimin psikologjik te nxenesve dhe lexueseve te mije.

 
Back to content | Back to main menu