Ta ruajm nderin, moralin, drejtesine, te verteten, diturine, punen dhe kombin, qe mos te behemi maskarenj

Cdo gje qe arrihet ne kete bote pa ndere, pa moral, pa drejtesi dhe jo kombetarisht, shkelim mbi keto virtyte te larta njerezore dhe i mbulojm me vese te qoroditura, duke ecur ne te njetin rrugetim neper te cilin udhetojne maskarenjet.Maskarenjet nuk e qajne koken fort per keto virtyte te larta njerezore, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te deshirave te veta te pangopshme e jo njerezore, pa marr parsysh shkeljen e nderit dhe moralit te vete personal, familjar dhe atij kombetar. Maskarenjet e kan model te te jetuarit, amoralitetin, pandershmerine, padrejtesine e hajnine, papunesin e paditurine, dhunimin e trafikimin e njerezve, vrasjen e tradhetine, pabesine e dinakerine, me nje fjale maskarenje e kriminel te persosur ne dem te rrethit, shoqerise, familjes e kombit ne pergjithesi. Lexuesi im i dashur pasuria me e meadhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe kombin, sepse ne mesin e tyre jetojm njerezisht e kombtarisht.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje