Sa dhembje,sa denigrime dhe sa shkatrrime po i sjellin shoqerise kosovare egoistet e pandershem dhe te pashpirte

Sjellje egoiste konsiderohen ato veprime qe i bejne disa persona ne dem te tjereve, per t´i realizuar deshirat dhe qellimet e tyre. Cdo e keqe qe i vie shoqerise, i vie per shkak te sjelljeve dhe veprimeve te atyre qe jane egoist te pangopur e te pandershem, shpirterisht dhe moralisht te deformuar.
Kjo dukuri e shemtuar shpirterore, po perhapet gjithnje e me shume ne shoqersine tone kosovare. Edhe pse Kosova e hoqi te zite e ullirit, mese nje shekull nen pushtimin Serbo – sllav. Ata qe dojne te kene nje ndergjegje sa me te paster para Zotit e para popullit, per asnje qast nuk i lejojne vetes te perfshihen nga sjelljet dhe veprimet egoiste te cilat shkojne ne dem te tjereve, duke keqperdorur cdo gje qe eshte shoqerore e kombetare per interesat e tyre personale.
Vertete shume e dhimbshme, e turpshme dhe mjafte qyqare kjo qe po i ndodh vendit, lirise dhe te ardhmes se nipave dhe mbesave tona, edhe pse kjo e ardhme eshte paguar shtrenjte me gjakun e bijve dhe bijave me te mire te ketij populli.
Perpos egoisteve, sahan-lepiresve dhe tradhtareve te vendit, secili eshte ne gjendje ta vereje se hapesira e realitetit kosovar, gjithnje e me shume po mbushet me kete kategori njerzish, sahan-lepires dhe tradhetare te vendit qe nuk kane te ngopur dhe nuk kane frike as nga populli e as nga Zoti.
Heret ose vone do te ndeshkohen nga populli dhe nga Zoti kategoria e njerezeve egoist e keqeberes edhe nga populli edhe nga Zoti.    Politikanet kosovar i ka perfshire kolera e egoizmit.Sa keq e sa turp…!!! Te rralle jane ata mjeke ne Kosove qe nuk e shkelin betimin e Hipokratit per egoizmin e tyre.Sa turp e sa keq…!!! Shume egoist kane zene tri e kater vende te punes, ndersa nje kategori e popullit perjeton varferine ekstreme. Sa e pandershme…!!! Drejtesia kosovare po shkaterrohet nga temelet prej  te pangopurve, duke i mbrojtur privilegjet e tyre permes klaneve mafioze.Sa keq e sa krim…!!! Kane filluar te perdoren substanca kimike helmuese neper artikuj ushqimor, qe te perfitojne pandershmerisht egoistet e marre.Sa krim po behet ndaj popullit…!!! Eshte bere mode e egoisteve qe te merren me trafikimin dhe dhunimin e qenieve njerezore, edhe me vrazhde e me turpshem, se sa ne kohen e skllavo-pronarise.Sa keqe e sa e marre…!!! Po ashtu eshte bere mode edhe trafikimi i substancave narkotike, duke shkaterruar jeten e qindra te rinjeve dhe te rejave kosovare per interesa egoiste-shtazarake.Sa e pandershme e sa e turpshme…!!! Nje konkurence te pandershme krykput korruptive,jo shkencore e hiqe edukative,po e bejne shkollat dhe kolegjet private ne deme te shkollave dhe univerziteteve shtetnore.Sa befasuese aqe edhe tmerruese…!!! Mjetet e informacionit me shume i veshtrojne problemet shoqerore, permes llupes politike dhe interesave te tyre personale,se sa permes syrit dhe logjikes reale njerezore.Keqe,keqe shume.Akademija e Shkencave dhe Arteve e Kosoveses ka vuar veshet ne lesh dhe vetem amin po i bene politikes.Vertete e befasishme…!!!
Gjithnje e me shume po shtohet numri i te papuneve ne Kosove, e ne anen tjeter egoistet i punesojne macat e kucat e tyre duke i shperblyer me nga dy e tri vende te punes edhe pse nuk i meritojne fare ato.Sa e dhemshme.Sa e turpshme dhe sa e padurueshme…!!!
Krejt kete qe e bejne egoistet, e bejne ne emer te popullit, patriotizmit, drejtesise, aftesive profesionale, demokracise, politikes progresive dhe filozofise se mendimit pozitiv, per tu larguar sa me pare nga ´´ Sokrati i vuajtur´´ dhe per tu afruar sa me shume afer ´´ Derrit te kenaqur ´´ .Sa e keqe,sa e turpshme,sa e pafytyre,sa e pandershme,sa kriminale,sa e dhemshme dhe sa e padurueshme…!!!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje