Letër që mora nga nxënësit e mi

I dashuri kujdestar!

Me pak fjalë dhe në mënyrën se si dimë ne më së miri, duam të urojmë Festën e 7 Marsit (ditën e mësuesit).
Profesioni i mësuesit konsiderohet si profesioni më human në këtë botë. Është drita që ndriqon errësirën, është një ditë ku secili prej nesh gjenë kohë të dërgoj një kartolinë, të bëjë një telefonatë, një dhuratë apo thjeshtë një urim mësuesve tanë të dashur.
Neve na kanë mbetur edhe pak ditë dhe do të përfundoj çdo gjë. Do të përfundojnë bisedimet në orët mësimore, ikjet nga ora, bojkotimet e testeve kur nuk kishim mësuar e shumë e shumë gjëra, të cilat janë të shumta t’i përmendim. Do të kalojnë nxënës të rinjë nëpër këto oborre, koridore e klasa, do të ndryshojnë edhe shumë gjëra, rruga për te klasët, orenditë, zilja e shkollës, madje edhe objekti shkollorë…
Por emocionet që mbizotërojnë tek ne për këto kujtime, nuk do të ndryshojnë asnjëherë. S’do t’I harrojmë këshillat, përkëdheljet dhe qortimet e tua profesor i nderuar. Ato janë kyqur thellë në kujtesën tonë.
Nxënësi nuk e harron kurrë mësuesin e vet. Mësuesi mbetet një model për nxënësin i cili përpiqet ta imitojë e t’i përgjasojë atij.
Ne do të jemi përherë krenarë që të patëm kujdestar. Faleminderit për çdo gjë që ke ofruar për ne, faleminderit për çdo këshillë, lavdatë, qortim e ndëshkim që bëre. Kështu na mësove se jetën duhet ta marrim më seriozisht, na mësove se duhet të marrim përgjegjësinë për veprimet tona pa marrë parasysh përfundimin. Faleminderit për çdo buzëqeshje që na dhurove për të na bërë edhe me disponim, faleminderit edhe për përkrahjen që na dhe atëherë kur kishim nevojë.
Ka edhe shumë fjalë që kishim dashur t’i shkruajmë, por deshëm t’i përfshijmë vetëm disa pika më kryesore në mënyrë sipërfaqësore. Thellësia ka të bëjë me shpirtin e që janë disa falenderime që nuk mund të shprehen dot me fjalë.
Për fund të urojmë shëndet dhe punë te palodhshme në profesionin tuaj.

Me respekt kl. XII/5

1 reply
  1. Isa
    Isa says:

    Nxenesit e mij te dashur e bera ate qe kisha obligim moral e kombetar per ju. Bera aqe sa mujta, sa pata mundesi per te bere edhe pse kam frike se nuk kam bere aqe sa duhet per ju. Mesuesi ka pergjegjesi te madhe para nxenesve te vete, sepse te shperndash dituri, te pergatitesh dike per te, te edukosh ne rruge te drejte, humane, morale, njerezore dhe kombetare, me pare duhet mesuesi te jete i armatosur me te gjitha dhe i pergatitur, per te qendruar denjesisht dhe i forte prane detyres se tij, me plote pergjegjesi e krenari. Me keto fjale miqesore e te ngrohta familjare, po me beni te ndjehem krenar qe pata fatin te jem mesues ne mesin e nxenesve te mij e shume te dashur. Une e pranoi nxenesit e mije te dashur, se gjate ketij rrugtimi qe e kemi bere sebashku, ndoshta mu kane pervjedhe edhe gabimet e mija gjate keshillimit, gjate qortimeve,gjate oreve mesimore, gjate lavdatave e pergezimeve. Jam mese i sigurt qe me ka ndodhur edhe kjo, nese po, atehere kjo me ka ndodhur sepse u kam dashte e respektuar shume. Nuk mund te largohem nga keto fjale te mira, te perzemerta, te ngrohta e shume miqesore, qe jane shprehur ne letren e nxenesve te mije te dashur, pa nje falenderim te ngrohte, te perzemert, te sinqert e shume miqesor per ish nxenesit e mij te dashur te Kl. XII\5. I juaj mesuesi Ise

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje