Main menu
Ecni,vishuni,shoqerohuni,mendoni,punoni dhe mesoni me dinjitet,Ju nxenes e studente te dashur...!!!
Nuk eshte mire te ecim si te mposhtur nga hallet dhe brengat tona jetesore,duke perkulur trup e krahe dhe duke ulur koken zvarre,por eshte mire te ecim me dinjitet ,koken larte me trup e kraherore drejte, pa e pranuar per asnje qast mposhtjen qe na imponojne brengat dhe hallet tona jetesore.
T´u shkelqejne rrobat ne trupin tuaj nga mirembajtja higjienike dhe hekurosja e tyre edhe nese jane te vjetruara dhe t´u shkelqejne floket,fytyra dhe buze e dhembe me plot dinjitet,juve nxenes e studente te dashur.
Sa e suksesshme dhe e lumtur do t´u behet jeta,nese dini te shoqeroheni me tjeret,t´u buzeqeshni sinqerisht atyre,t´i trajtoni urte e embel inferioret, t´i nderoni me dinjitet e jo me servilizem superioret, te jeni te lumtur e plot ngazellim ne meset familjare, shoqerore,ne pune dhe ne mesim. Me nje fjale krijoni atmosfere optimizmi dhe disponim te mire duke perdorur edhe humorin kudo qe te jeni.
Nese per ndonje moment mbeteni te vemtuar, qendroni sa me te kthjellte, te buzeqeshur, fishkelloni duke emituar melodi te ndryshme dhe ne fund krisnja ndonje kenge qe ta kenaqni shpirtin tuaj. Me nje fjale luajeni rolin e njeriut te lumtur, nese doni te formoni shprehi te mira per jeten tuaj sepse qdo gje qe e perserisim me shume se pese ose gjashte here rresht ne te njejten menyre,ajo shprehi behet pjese e pandashme e mendjes dhe e bindjeve tona gjate jetes.
Largoni shprehite te cilat i keni formuar gjate jetes suaj qe te mendoni keq dhe zevendesoni ato me shprehite e mira duke larguar vemendjen prej gjerave te shemtuara e te pa pelqyeshme ne gjera te kendeshme.
Shqiptoni sa me pak fraza qe kritikojne, ankojne, perbuzin, fyejne dhe urrejne tjeret. Sa me pak fraza te tilla te keni ne fjalorin tuaj, aq me te qete e te relaksuar do te jeni dhe aq me shume miqe e dashamire do te keni. Eshte mire t´i kontrolloni mendimet e juaja personale qe t´i ndalni ato mendime te cilat u sjellin tendosje emocionale dhe t´i lejoni mendimet qe shkaktojne qetesi, mirekuptiim, tolerance, vullnet e deshire per pune, mesim e dije per jete.
Punoni me dinjitet qdo lloj pune me rendesi te madhe apo te vogel duke perdorur arsyen, maturine dhe tere energjine e shpirtit tuaj qe ta mbani inteligjencen ne nje drejtim te shendoshe qe mos te ju valvitet vemendja poshte e larte duke thithur mendime te semura.
Mesoni, studioni me dinjitet neper shkenca te ndryshme qe te paiseni me aftesi, shkathtesi, shprehi, dituri e kulture kombetare e nderkombetare.
24 Dhjetore, 2011